14.5 C
Tirana

Emigrantët/ Solidaritet në Europë për të pastrehët e Lesbos

Më datë:

Pas zjarrit në kampin e refugjatëve në ishullin grek të Lesbos, në qytetin gjerman Frankfurt, u zhvillua një demonstrim solidariteti me 13,000 refugjatët e mbetur pa shtëpi.

Duke shfaqur karrige të zbrazëta, për të simbolizuar se në Gjermnai ka vend për refugjatët, nxitësit e iniciativës, shoqatat dhe OJQ-të, u kërkojnë autoriteteve t’i mirëpresin ata në vend.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas ka premtuar se do të ndërhyjë teksa deklaroi se ‘Bashkimi Evropian mban npërgjegjësi për këtë. Ne kemi dhënë ndihmë në të kaluarën dhe do ta bëjmë edhe tani. Ne nuk do ta lëmë Greqinë vetëm në këtë situate, ne nuk do t’i lëmë vetëm njerëzit e këtij kampi”.

Iniciativa të ngjashme janë njoftuar gjithashtu nga  Norvegjia dhe Franca.

Erna Solberg, Kryeministre e Norvegjisë u shpreh se “Ne kemi vendosur të mirëpresim 50 persona, kryesisht familje me fëmijë, të cilëve do t’u jepet mundësia të aplikojnë për të qëndruar te ne”.

“Franca kurrë nuk i ka shmangur përgjegjësive të saj, përkundrazi, ajo ka marrë gjithmonë iniciativën në Evropë për të kërkuar zgjidhje për tragjeditë humanitare që kanë lindur në dyert e saj”, tha Gabriel Attal, zëdhënësi i qeverisë Franceze.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, tha se ka rënë dakord për financimin e strehimit të 400 adoleshentëve dhe fëmijëve të pashoqëruar në Greqi.

Zjarret shkatërruan kampin më të madh të migrantëve në Greqi – një objekt i mbipopulluar në ishullin Lesbos – duke lënë afro 13,000 njerëz pa strehë.

Rreth 40 zjarrfikës luftuan dje me flakët në kampin Moria.

Ministri për Migrim i Greqisë, Notis Mitarachi, tha se zjarret “filluan u ndezën nga azilkërkuesit”, por nuk dha më shumë detaje. Ai u shpeh gjithashtu se “incidentet në Moria kanë nisur nga azilkërkuesit, për shkak të karantinës”. Rreth 35 vetë që kanë dalë pozitivë me koronavirus raportohet se kanë refuzuar të futen në izolim bashkë me familjet e tyre. Megjithatë, Mitarach nuk tha se zjarret ishin një akt i qëllimshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...