12.5 C
Tirana

Elvis Roshi paraqitet në SPAK mes hetimeve për tenderat e Bashkisë Kavajë

Më datë:

Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku qëndroi për vetëm 15 minuta. Pas daljes nga prokuroria, ai dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se bëhej fjalë për “veprime të zakonshme” dhe se ndaj tij nuk kishte asnjë akuzë.

Hetimet ndaj Roshit kanë nisur pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vitin e kaluar urdhëroi SPAK-un të regjistronte çështjen për të verifikuar dyshimet mbi dhënien e disa tenderave gjatë kohës që ai drejtonte bashkinë. Sipas hetimeve paraprake, ai akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) mbi periudhën 2013-2014.

Ndryshe nga paraqitjet e mëparshme, këtë herë Roshi u shfaq në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, çka ka ngritur dyshime se hetimet mund të kenë avancuar dhe se ai mund të përballet me masa të reja sigurie.

Elvis Roshi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kavajës në vitin 2011 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2016, kur dha dorëheqjen pas akuzave për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Çështja ndaj tij mbetet ende nën shqyrtim, ndërsa pritet të shihet se cilat do të jenë hapat e radhës të drejtësisë për këtë rast.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...