20.5 C
Tirana

Elon Musk zbulon planet për një avion elektrik

Më datë:

CEO i Tesla-s, Elon Musk ka konfirmuar se kompania e tij e makinave elektrike do të angazhohet në hapësirën e aviacionit me një automjet të quajtur “VTOL”. “Ndoshta një ditë do të bëjë një prototip të VTOL”, tha ai përmes një postimi në twitter. Planet e Musk për një makinë fluturuese me emisione zero kanë qenë në proces për më shumë se një dekadë, shkruan Inverse.

Ai tha në një intervistë se “një aeroplan elektrik bëhet më i mundshëm nëse energjia e baterisë përmirësohet“. Ndonëse kjo ide e Musk ka qarkulluar me kohë, një nga pengesat më të mëdha për krijimin e një avioni elektrik ka qenë dendësia e energjisë. Bateria e Tesla Model 3 ka një dendësi rreth 250 vat-orë për kilogramë.

Musk pohoi në 2018-ën se për një avion do të duhej rreth 400 vat-orë për kilogram në minimum, mbase edhe 500 për të arritur performancën e dëshiruar. Në tetor, në përgjigje të një postimi në lidhje me përvjetorin e avionit të fundit komercial të avionit supersonik Concorde, Musk shkroi se “duhet të ketë një avion të ri supersonik, këtë herë elektrik”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AMP arreston inspektorin e Kufirit në Rinas, lejoi kalim të paligjshëm të një qytetari

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, njoftoi sot ndalimin...

Von der Leyen sot në Kosovë, takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do...

BE i kërkon Serbisë sanksione ndaj Moskës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i...

Sllovakia kundër Bullgarisë për RMV

Nga Shkupi, në krah të homologes maqedonase, presidenti i...