Elbasani vishet me ngjyrat e pranverës për Ditën e Verës

Më datë:

 Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e maratonës së aktiviteteve për “Ditën e Verës 2026”, festën më të dashur dhe më përfaqësuese të Elbasanit, ku tradita, ngjyrat dhe gëzimi bashkohen në një atmosferë unike që e dallon qytetin në mbarë vendin.

Rreth dy javë përpara 14 Marsit, qyteti ka nisur të marrë pamjen festive. Dekori pranveror po vendoset në akset kryesore dhe në qendër, ku mbizotërojnë lulet shumëngjyrëshe dhe simboli i kësaj feste, lulja e diellit.

E çelur në çdo oborr, lulishte e park të qytetit, ajo paralajmëron ardhjen e stinës së re dhe ringjalljen e natyrës, duke u kthyer në imazhin më përfaqësues të Ditës së Verës në Elbasan.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po punojnë çdo ditë për instalimin e elementëve dekorativë, shtëpizave karakteristike prej druri dhe hapësirave ku do të ekspozohen punimet tradicionale elbasanase.

Artizanët vendas do të kenë mundësinë të prezantojnë mjeshtërinë e tyre, duke sjellë për qytetarët dhe vizitorët një atmosferë autentike panairi.

Sigurisht, kulinaria nuk do të mungojë. Ballakumja, simboli i kësaj feste pagane, së bashku me gatime të tjera tradicionale, do të jenë pjesë e tryezës së madhe festive që çdo vit mbledh mijëra vizitorë në Elbasan.

“Dita e Verës 2026” nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Gledian Llatja pritet të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh, koncerte dhe surpriza, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur feste. Elbasani po vishet me ngjyrat e pranverës dhe po përgatitet të mirëpresë, si çdo vit, festën që buron nga tradita shekullore dhe identiteti i tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një zjarr masiv përfshin Stacionin Qendror të Glasgout

Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë në Stacionin Qendror...

Ndërron jetë aktorja Jennifer Runyon Corman, e njohur nga “Charles in Charge”

Aktorja amerikane Jennifer Runyon Corman, e njohur për rolin...

Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për...

Rama kundër kundërshtarëve të Porto Romanos: Projekti do ecë përpara

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur sot në...