Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ngrihet akuzë për vrasje për Ilir Beqarajn.

Më datë:

Ilir Beqaraj, i arrestuar disa muaj më parë në lidhje me atentatin ndaj Gentjan Beqajt në Larushk të Fushë-Krujës, akuzohet për vrasje me paramendim. Policia e Shtetit njofton se rikualifikimi i veprës penale ndaj Beqarajt është bërë pas vlerësimit të provave dhe fakteve në lidhje me këtë çështje.

Sipas informacioneve, Ilir Beqaraj, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Brahimi, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferit të automjetit tip “Volkswagen Golf” me targë AB960GG që ka larguar ekzekutorët nga fshati Hasan ku dogjën automjetin tip Land Rover Discover, pas kryerjes së atentatit ndaj Bejtjas.

Sipas policisë, automjeti që është përdorur nga Ilir Beqaraj ishte në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, i arrestuar gjithashtu disa muaj më parë në lidhje me këtë vrasje.

“Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vlerësim të provave dhe fakteve të administruara, ka bërë rikualifikimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe përveç veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 186 dhe 278/1 të Kodit Penal, këtij shtetasi i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 22 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...