9.5 C
Tirana

Ekstradohet nga Belgjika 32-vjeçari nga Elbasani, në kërkim nga GJKKO për vrasje

Më datë:

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët evropianë për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Policia e Shtetit, bën me dije se si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

Policia informon se 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...