18.5 C
Tirana

Ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë nga vrasja në 2004-ën në Fier tek vjedhja me dhunë

Më datë:

Dy persona janë ekstraduar nga Greqia, pasi ishin dënuar për vepra të ndryshme penale, njëri për vrasje dhe tjetri për vjedhje. Mësohet se i ekstraduar është shtetasi Petrit Buzi, 47 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

NGJARJA
Më datë 25 mars të 2004-ës, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin me inicialet N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Po ashtu, drejt vendit tonë u ekstradua dhe shtetasi shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

PËRMBLEDHJE E NGJARJES SË NDODHUR:
Më datë 06.04.2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ky shtetas ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi T. Sh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...