18.5 C
Tirana

Ekspertët e OBSH-së nga 9 shtete arrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit

Më datë:

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur të enjten në Kinë për të nisur hetimin e shumëpritur për origjinën e koronavirusit.

Media shtetërore kineze ka raportuar për arritjen e një ekipi prej 10 ekspertësh në Wuhan më 14 janar. Ata pritet të qëndrojnë për një muaj në qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019.

Ekspertët – nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami – do të fillojnë punën fillimisht në karantinë, dhe më pas do të zhvillojnë takimet me ekspertë kinezë përmes video-konferencave.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur zhgënjim një javë më parë për vonesat e krijuara në organizim të këtij udhëtimi.
Ai ka thënë se shkencëtarët do të fokusohen në atë sesi koronavirusi ka kaluar në njerëz.

“Studimi do të nisë në Wuhan për të identifikuar burimin potencial të infektimit për rastet fillestare”, ka thënë Tedros.

Për orgjinën e koronavirusit ka ende spekulime. Disa besojnë në mundësinë e bartjes nga lakuriqi në njerëz, përmes blerjes së ndonjë kafshe tjetër të shitur për ushqim apo qëllime mjekësore në ndonjë treg në Wuhan.

Qeveria kineze ka promovuar teoritë se shpërthimi mund të ketë nisur me importe të ushqimeve të kalbura të detit, pretendim që është kundërshtuar nga shkencëtarë dhe agjenci ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...