16.5 C
Tirana

Egjipti organizon varrim ushtarak për ish-presidentin Mubarak

Më datë:

Egjipti ka mbajtur sot një ceremoni ushtarake për varrimin e ish-presidentit të saj me mandatin më afatgjatë, Hosni Mubarak (AA).

Televizioni shtetëror egjiptian transmetoi ngjarjen, përfshirë edhe faljen e namazit të xhenazes që u mbajt në lindje të Kajros, ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe ish-zyrtarë të regjimit të Mubarakut.

Presidenti aktual, Abdel-Fattah al-Sisi ishte gjithashtu i pranishëm, si dhe zyrtarë të lartë përfshirë kryeministrin Mostafa Madbouly, kreun e kishës kopte Tawadros II dhe imamin e xhamisë Al-Az’har, Ahmed el-Tayeb.

Presidenca e Egjiptit përmes një kumtese ka njoftuar për një periudhë treditore të zisë kombëtare që filloi sot.

Trupi i Mubarakut do të transferohet me helikopter për varrosje në varrezat e familjes së tij në lindje të Kajros.

Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të ulin flamurin në gjysmë shtizë për një ditë të zie për vdekjen e Mubarakut.

Mubarak ishte president i Egjiptit për pothuajse 30 vjet, para se të rrëzohej në vitin 2011 në një kryengritje 18-ditore. Rreth 841 protestues u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën gjatë kryengritjes. Ai vdiq dje në moshën 91 vjeçare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...