15.5 C
Tirana

Egjipt, gjendja e jashtëzakonshme zgjatet për të 11-tën herë

Më datë:

Gjendja e jashtëzakonshme që zbatohet në Egjipt që nga viti 2017, është zgjatur edhe për tre muaj të tjerë duke filluar nga 27 janari 2020.

Në njoftimin nga Parlamenti i Egjiptit, thuhet se vendimi i presidentit Abdel Fattah el-Sissi, për ta vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj të tjerë në mbarë vendin, është miratuar me dy të tretat e votave nga gjithsej 454 deputetë.

Gjendja e jashtëzakonshme në vend u shpall pas sulmeve me bombë në prill të vitit 2017 në Aleksandri dhe Tanta në të cilat humbën jetën 45 persona dhe 125 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmet i mori organizata terroriste DEASH.

Gjendja e jashtëzakonshme për herë të fundit ishte zgjatur më 26 tetor 2019.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Fusin familjarët në listë të mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim...

Pas vizitës dy ditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për...

Trump: Korniza për paqen në Ukrainë është hartuar

Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër,...