14.5 C
Tirana

Egjipt, 7 të vdekur nga zjarri në një spital

Më datë:

Të paktën 7 pacientë e kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një spital privat në qytetin e Aleksandrisë në Egjipt.

Drejtori i Policisë së qytetit të Aleksandrisë, Sami Ghuneim në deklaratën për mediat lokale tha se sipas vlerësimeve të para 7 pacientë e kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga tymi ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Ai theksoi se zjarrfikësit vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit të shkaktuar nga paneli elektrik. Të plagosurit janë transferuar në një spital tjetër.

Në Egjipt, veçanërisht në muajt e verës në shumë spitale dhe institucione shtetërore shpërthejnë zjarre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plani i rritjes 2025-2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Shqipëria ka nisur të përfitojë fondet e para nga...

Fundosje dhe rrëshqitje toke në rrugën dytësore në Dragostunjë, Librazhd

Segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati...

Shkodër, sekuestrohet arsenal armësh dhe municioni luftarak

Policia e Shkodrës gjeti dhe sekuestroi në fshatin Ura...

Kallas: Shqetësimet e Budapestit nuk lidhen me sanksionet e BE-së

Kemi dëgjuar për problemet e Hungarisë me sanksionet e...