14.5 C
Tirana

Edhe një senator tjetër nga SHBA paralajmëron tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Më datë:

Gjatë ditës së djeshme, Kosova u njoftua me paralajmërime serioze për tërheqjen e 650 trupave amerikane nga baza ushtarake “Bondsteel”, si rrjedhojë e kryeneqësisë së qeverisë Kurti për mos-heqjen e taksës, shkruan lajmi.net.

E është edhe një senator tjetër që i është bashkëngjitur thirrjes së parë të bërë nga senatori David Perdue, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Rand Paul, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është koha për t’i sjellë trupat amerikane në shtëpi pas kaq vitesh.

Rand Paul është senator republican nga Kentucky.

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.  Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje …”, ka shkruar Paul.

Përveç dy senatorëve, thirrje për tërheqjen e trupave amerikane ka bërë dje edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump.

“Pajtohem. Aktualisht janë 650 trupa në Kosova. Është koha për t’i kthyer në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Junior gjatë ditës së djeshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...