Pas kësaj telefonate, burri kishte telefonuar menjëherë policinë.

Siç bëhet e ditur më tej, karabinierët e Abbiategrasso gjetën trupin e vajzës së vogël në një apartament në via Mameli, ndërsa pranë saj ndodhej dhe nëna pa ndjenja.

Gruaja e quajtur Patrizia Coluzzi, është dërguar me urgjencë në spital.

Në krahët e saj ajo kishte disa plagë sipërfaqësore, një shenjë kjo sipas hetuesve të një përpjekje për vetëvrasje.

Sidoqoftë bëhet e ditur sa ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Www 1