9.5 C
Tirana

“E papranueshme”, Policia Rrugore kontrolle gjatë natës, shpejtësi deri në 191 km në orë. 20 shoferë dërgohen në komision

Më datë:

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë natës së kaluar në disa akse. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë ku janë kryer kontrolle të pandërprera me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Nga kontrollet janë konstatuar të paktën 20 drejtues mjetesh me shpejtësi nga 141 km në orë deri në 191 km në orë.

“191 km/h ✈. E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare. Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.
Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste ???”, shkruan policia e Shtetit duke iu bërë apel drejtuesve të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
“Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.
Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë”, apelon policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...