E keni vënë re? Google ndryshon logon pas një dekade

Më datë:

Përdoruesit e iPhone dhe Android mund të kenë vënë re një ndryshim në aplikacionin e Google.

Shkronja “G” nuk është më me blloqe ngjyrash, por me një përzierje graduale të tyre. Ky është ndryshimi i parë madhor në logon e Google në të paktën një dekadë.

Hera e fundit kur gjiganti i teknologjisë përditësoi logon ishte në shtator të vitit 2015 kur i hoqën lakimet shkronjave. Gjithashtu shkronja “G” u kthye në të madhe sepse njerëzit po përdornin gjithnjë e më shumë ekrane të vegjël.

Këtë herë ndryshimi e vendos logon në të njëjtën linjë dizajni me “chatbot”-in e Inteligjencës Artificiale,  Gemini.

Në përditësimin e fundit për përdoruesit iOS dhe Android ndryshimi duhet të shfaqet, por nuk ka prekur Chrome apo Maps deri më tani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet kokainë, kanabis, municione luftarake dhe një shumë parash, arrestohet i riu në Devoll

Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi u...

Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 36-vjeçari nga Fushë-Kruja i dënuar me burg dhe gjobë

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së...

Iran paralajmëron Emiratet: Portet mund të jenë objektiva legjitime

Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se sulmet me...

Berisha vizitë në Elbasan: Shqipëria meriton dyer të hapura drejt Europës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...