Nis në Gjykatën e Elbasanit seanca për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos, 29-vjeçari nga Përrenjasi, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mehalles mbrëmjen e 30 Nëntorit në Elbasan.
Seanca është caktuar të zhvillohet ditën e shtunë, më 06.12.2025, në orën 10:30, dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.
Një ditë më parë gjykata vendosi “arrest me burg” për ortakun e Mehalles, Xhino Ago, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor në vrasje, dhe Kujtim Pishën, rojen e objektit ku ndodhi krimi, për moskallëzim.


