7.5 C
Tirana

Dy kuvendet Kosovë-Shqipëri sot mbledhje të përbashkët

Më datë:

Dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët në Prishtinë.

Në total pritet që të jenë të pranishëm në këtë seancë të posaçme 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë.

I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në axhendë është parashikuar që takimi të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ky takim do te përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.

Objekt i kësaj seance do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen dhe sigurinë në rajon.

Kjo do të jetë hera e dytë e kësaj lloj mbledhje që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në Nëntor të 2022-it.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...