3 vrasje, 2 prej të cilave të stilit mafioz janë regjistruar në dy ditët e fundit në vendin tonë. Qyteti i Vlorës do të tronditej mesditen e 10 majit ku dy persona do të qëllonin me breshëri kallashnikovi në drejtim të Bledar Birçajt, që udhetonte në makinën e tij “BMW”, së bashku me dy persona të tjerë, që nuk u prekën nga plumbat.
38-vjeçari mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë ne spitalin e Vlorës. Policia ende nuk ka një person të dyshuar për këtë ngjarje.
Bledar Birçaj rezulton të jetë ketë qenë i arrestuar në vitin 2011 për një vrasje, por gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat e grupit hetimor, ndërsa Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.
Po atë ditë, në Tiranë do të vritej një 27-vjeçar nga shoku i tij teksa ishin ulur në një kafe në zonën e “5 Majit”. 28-vjeçari Marius Dema qëlloi nga pakujdesia shokun e tij Mehmet Qema, ndërsa plaga e marrë në gjoks i shkaktoi vdekjen 27-vjeçarit. Filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë pak momente para se Dema të qëllojë, edhe pse shoku i tij i kërkon të largojë armën. Pasi u dorëzua, 28-vjeçari Marius Dema tha se nuk e kishte ditur se arma ishte e mbushur, ndërsa policia arrestoi dhe 5 persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Të nesërmen një tjetër vrasje do të regjistrohej në Elbasan, qyteti që shpesh identifikohet si me “Palermon” e Italisë.
Everest Çaka ishte në makinën e tij, kur u qëllua për vdekje nga atentatorët që lanë të plagosur bashkëshorten e tij Silvana dhe u larguan.
Ngjarja dyshohet të jetë pasojë e një zinxhiri ekzekutimesh dhe ka lidhje me vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010, ku i dyshuari kryesor ishte vetë Çaka, i cili mban dy emra: Everest dhe Ibrahim. Për krimin e 11 viteve më parë, në nëntor të 2020, u vra në Belgjikë dhe kushëriri i Everestit, Arjan Spahiu. Kjo bëri që prokurorët belgë të mbërrinin në Elbasan, por vrasësit eleminuan një prej personave që mund të merrej në pyetje.