Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën president për një mandat të ri katërvjeçar.
Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.
Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.
Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e presidentit Duka, por edhe angazhimin e FShF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Duka mban postin e presidentit të FShF-së që prej vitit 2002.


