Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares

Më datë:

Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, është njohur sot me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Tekniku ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.

Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet më të thella trajnerit Silvinjo.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo.

Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, shkruan Presidenti Duka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministrja e re anulon tenderin e hemodializës me vlerë 50 milionë euro

Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin...

Përleshje mes të miturve në Yzberisht, procedohen disa prej tyre

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një konflikt...

Zhupa dhe Malaj përplasen në “Kultura”, debat për dhunën dhe akuzat ndaj institucioneve

Diskutimet në Komisionin parlamentar për Kulturën gjatë seancës dëgjimore...

Pagat e gjyqtarëve në fokus, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses nuk negociohen

Sot më 25 shtator, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve...