6.5 C
Tirana

“Duhet ende kohë”, Everton dhe Sylvinho “kryqëzojnë gishtat”, Broja shihet si shpëtimtar

Më datë:

Kjo nuk ishte një verë e lehtë për Armando Brojën, mes dëmtimit dhe pikëpyetjeve për të ardhmen, sulmuesi kuqezi u transferua te Everton vetëm në ditën e fundit të merkatos, por për të parë Brojën në fushë tifozët duke të presin ende, fakt që e konfirmoi edhe një herë trajneri i Everton, Sean Dyche:

“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, u shpreh trajneri i Everton në konferencë për shtyp.

Broja është në garë me kohën për t’u rikthyer, ku sipas mediave pritet të jetë në dispozicion të Everton vetëm në muajin tetor.

Jo vetëm te Everton, Broja pritet me padurim edhe në radhët e përfaqësueses kuqezi, me Sylvinho-n që kryqëzon gishtat që “bomberi” i tij të jetë në dispozicion për dy takimet e muajit tetor kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë, dy ndeshje që do të luhen në transfertë më 11 dhe 14 tetor, takime këto që pritet të thonë shumë për fatin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sultiash me kanellë dhe arra

Sultiashi është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare....

Pesë ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Sigurisht, metodat bazë të parandalimit të ftohejs janë larja...

“Ndoci sulmoi policët dhe u arratis”, Drejtoria e Burgjeve rreshton masat drastike

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal...

Berisha: Durana, projekt kriminal. Rama duhet të ikë, është rrezik për shqiptarët

https://www.youtube.com/live/fm1QCCDtC9Y?si=9xnpKL4axjsY_RGh&t=966 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në deklaratën e...