“Dritarja e dialogut është hapur”, Rama zbulon nismën e re

Më datë:

Kryeministri i vendit, Edi Rama, konfirmoi nisjen e një faze të re dialogu me qytetarët, duke njoftuar se është krijuar një platformë komunikimi e hapur 24 orë për të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin mendimet dhe shqetësimet e tyre.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama u shpreh se “dritarja e dialogut është hapur”, duke e cilësuar platformën si një mundësi për komunikim, pasi një klime të tensionuar nga protestat e fundit.

Kreu i qeverisë theksoi se një skuadër e dedikuar do të kujdeset për administrimin e komunikimit dhe shkëmbimin e informacionit dhe opinioneve mes qytetarëve dhe qeverisë.

Rama u shpreh se, pavarësisht përpjekjeve të disa palëve për të penguar dialogun, teknologjia krijon mundësinë për të ndërtuar ura komunikimi dhe për të dëgjuar edhe zërat që kanë qëndrime të ndryshme.

“Mirë se të vini në dialog”, ishte mesazhi përmbyllës i kryeministrit, i cili ftoi qytetarët të përdorin platformën për të komunikuar me qeverinë.

“ Bukur, faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju.

Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se vini në “Dialog”!”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AgroTech në TIF32, industria ushqimore shqiptare synon standardet europiane

Modernizimi i industrisë ushqimore, investimet n teknologji dhe përmbushja...

Rama në TIF32: Inspektime për të parandaluar, jo kontrolle për të ndëshkuar bizneset

Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar...

Tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea flet pas daljes nga Prokuroria e Posaçme

Pas thuajse tre orësh, Ardit Gjebrea ka lënë ambientet...

Rulo lakre të mbushura

Nuk e dimë se sa shpesh mund t’i keni...