Drejtoresha e AKPT-së: Sfidat kryesore në planifikimin e territorit

Më datë:

Drejtoresha e Agjencisë së Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, theksoi se janë 2 sfida kryesore në procesin e planifikimit të territorit.

“Dy sfida kryesore: Mungesa e të dhënave bazë për të planifikuar mirë dhe mungesa e pjesëmmarjes së komunitetit në procese planifikuese. Kemi bërë punë të mirë pavarësisht këtyre sfidave.”, tha Greca.

Ajo shtoi se territori trajtohet si një nga asetet më të vyera të vendit dhe se kjo qasje po ndërmerret me një ekip të gjerë arkitektësh, ku kultura e planifikimit është thellësisht e rrënjosur.

Më pas vijoi të fliste dhe për sfida të tjera. Në fjalën e saj, Greca vlerësoi se është thelbësore që planifikimi i territorit të lidhet në mënyrë sistemike me zhvillimin, duke mësuar vazhdimisht nga praktika dhe nga realiteti në terren. Sipas saj, procesi planifikues duhet të orientojë zhvillimin në zona me potencial më të madh për vlerë të shtuar për shoqërinë, duke u fokusuar në ruajtjen e mjedisit dhe peizazhit natyror.

“Në këndvështrimin tim, sfida mbi sfidat është të mësojmë nga eksperienca e dhjetëvjeçarit të fundit dhe të operojmë me një mendësi që ndërlidh më fort dhe në mënyrë sistemike procesin e planifikimit të territorit me atë të zhvillimit, në një lupë të vazhdueshme. Ky është një proces planifikues ku mëson më shpejt nga praktika e zbatimit, duke lexuar dhe interpretuar drejtpërdrejt nevojat dhe kërkesat për zhvillim. Teksa procesi i zhvillimit, nga ana tjetër, përfiton nga analizat e integruara në shkallën makro dhe orienton zhvillimin e territorit atje ku duhet më shumë, ku krijon më shumë vlerë për shoqërinë, ku konsumon dhe ndërton më pak, me një kujdes për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e peizazhit.”, vazhdoi Greca.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...