Drejt Shqipërisë me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 61-vjeçari nga Kosova

Më datë:

Një 61-vjeçar është arrestuar në doganën e Morinës. I arrestuari mësohet se është Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.

Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, ka rezultuar se makina tip “Nisan” që drejtonte ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në zbatim të planit masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.

Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip “Nisan” që drejtonte ky shtetas, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani.

Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa paisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...