Dorëzimi i listave shumë-emërore të partive, Celibashi: KQZ nis verifikimin e kandidatëve

Më datë:

Një ditë pas dorëzimit nga ana e partive politike të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit, përmes një postimi në twitter ka bërë me dije se KQZ ka nisur verifikimin e kandidatëve. Po ashtu Celibashi shkruan se po verifikohen formularët e vetëdeklarimit, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

“Kanë depozituar lista shumemërore subjektet zgjedhore: LSI; LRE; LN; ADR; PLDSH; PNTH; PBK; PBD; koalicioni “Aleanca – AL”; koalicioni “ABEOK”; PSD; PS; koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim”.

Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me DPGJC dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve”, shkruan Celibashi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...