Doni vizë për në Gjermani, ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për këto profesione

Më datë:

Janë lehtësuar procedurat për caktimin e takimeve për marrjen ee vizës për një sërë kategorish profesionesh.

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se është shkurtuar koha e pritjes për ata që kanë kontrata pune në profesione si mjek, kërkimin shkencor dhe për studime.

Njoftimi i ambasadës: Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë

  • Mjek
  • Au Pair (Babysitter/dado)
  • Formim profesional
  • Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë
  • Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional
  • Kërkim shkencor
  • Vit social vullnetar
  • Praktikë/ Hospitime
  • Frekuentim shkolle
  • Të vetpunësuar
  • Kurse gjuhe
  • Studime

është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojme neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

E rëndësishme: Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për ballkanin perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Regulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.

Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...