Donald Trump: Do të ketë mjaftueshëm vaksina antiCovid për të gjithë amerikanët

Më datë:

Deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët amerikanë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë për shtyp.

”Deri në fund të vitit do të kemi 100 milionë doza, të destinuara për kategoritë më të rrezikuara”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur se kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë tri vaksina që ndodhen në fazën e fundit klinike.

”Këtë deklatarë e bëj jo sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Trump.

“Shtetet e Bashkuara do të kenë vaksinën brenda disa javësh”

Kështu deklaroi dje presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për Fox, por sipas disa analistëve, ‘këto mund të jenë lëvizje të studiuara në pritje të votimit të nëntorit’.

“Ne do ta kemi vaksinën shumë shpejt, ndoshta për 4 deri 8 javë” – tha Trump

“Unë nuk e bëj këtë deklaratë për arsye politike por jam I bindur se vaksina do të jetë gati shumë shpejt. Dhe sa më shpejt që të vihet në dispozicion, theksoi ai, qeveria do të jetë e gatshme ta shpërndajë atë menjëherë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...