18.5 C
Tirana

Dogana: 370 milionë euro, vlera e mallrave të liruara nga taksat për prodhues

Më datë:

Bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar me zero taksa në import për prodhuesit kosovarë në vitin 2019 ka qenë 370 milion euro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importit në 2019.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për prodhuese përgjatë vitit 2019 është rreth 81.5 milionë euro , që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018, njofton Klan Kosova.

“Nga kjo shumë prej 81.5 mil€, ndikimi në taksën doganore ka qenë 9 mil€, 11.5 milionë euro në taksën e akcizës dhe 61 milionë euro në TVSH. Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 milionë apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018”, thuhet në deklaratën e doganës.

“Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2019 , ku efekti në të hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj ishte në vlerë 2.5 milionë euro. Totali i lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-së dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 milionë euro në taksat importuese”.

“Shpresojmë se ndikimi i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë, ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...