“Do ta paketojmë pas zgjedhjeve”, Berisha për Ramën: E ka tmerruar programi ynë!

Më datë:

“Do ta paketojmë pas zgjedhjeve”, kështu u shpreh sot para protestuesve kryedemokrati Sali Berisha për kundërshtarin e tij kryesor politik.  Për të, ky miting nuk është elektoral, por ama thekson se “Edi Ramën e ka trembur programi i Partisë Demokratike”.

“Programi ynë e ka tmerruar, e ka verbuar sepse ai program po nxjerr në dritën e diellit të gjitha mashtrimet e tij monstruoze”, tha Berisha.

Më tej renditi një sërë pikash të programit të partisë që e cilëson “atë të taksave të ulëta”.

“3 muaj na ndajnë nga zgjedhjet, fitorja varet nga ne! Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, përkushtohemi, ne do korrim një nga fitoret më të thella. Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani, i arritëm në kushtet më të vështira, por tani që Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Washington, e kuptoni se ç’do të thotë apo jo?!“, deklaroi Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...