14.5 C
Tirana

‘Do e luftojmë bashkë pandeminë…’, Vuçiç video-konferencë me Ramën dhe Zaev

Më datë:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka pasur një video-konferencë me kryeministrin Edi Rama, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zev, lidhur me situatën e krijuar nga covid-19 në rajon.

Në këtë video konferencë, sipas Vuçiç thuhet se ndër vendimet e mara ishte dhe lëvizja e lirë pa teste PCR mes tre vendeve, dhe Vuçiç këtë e komenton si një hap të rëndësishëm.

Ai garanton se Serbia, Shqipëria e Maqedonia do e luftojnë bashkë pandeminë dhe memorandumi i sotëm i bashkëpunimit thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira mes Tiranës, Shkupit e Beogradit.

STATUSI NGA ALEKSANDAR VUÇIÇ

Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë.

Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...