12.5 C
Tirana

Djali i Donald Trump vizitë në Beograd, pritet të takohet me Vuçiç

Më datë:

Djali i Donald Trump, Presidentit të SHBA-së,  Donald Trump Jr, ka mbërritur në Beograd këtë të martë. Mediat serbe raportojnë se ai do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Trump Jr., është biznesmen dhe zv/president ekzekutiv i Organizatës Trump.

Në lidhje me këtë takim ka reaguar vetë Vuçiç. Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë me dije se do të flasë për progresin ekonomik të Serbisë me Trump Jr.

“Në takimin me Donald Trump Junior do të diskutoj për progresin e mëtejshëm ekonomik të Serbisë si dhe forcimin e marrëdhënieve më të mira me SHBA-në”, tha ai.

Kujtojmë se kjo vizitë vjen në një kohë kur në Serbi ka protesta të shumta kundër presidentit Vuçic.

Donald Trump Jr., është një nga këshilltarët kryesorë të babait të tij dhe luajti rol kryesor në fushatën zgjedhore.

Mediat serbe thonë se ai ka një influencë të madhe në implementimin e politikave të administratës së re amerikane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...