18.5 C
Tirana

“Ditë feste”, Abdixhiku – qytetarëve: Merrni pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës

Më datë:

Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për Kryeministër, parti të cilën e udhëheq vetë, ka votuar mëngjesin e sotëm në orën 10:00 në Prishtinë.

Pas votimit, Abdixhiku është shprehur se kjo është një ditë feste dhe ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme.

Lumir Abdixhiku: Ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj dhe shërbimin që po bëni në këtë ditë të demokracisë. Është ditë e mirë, ditë e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Është ditë feste, zgjedhjet janë gjithmonë festë. Le të angazhohemi për një ditë demokratike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...