16.5 C
Tirana

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Meta: Inkurajoj Kuvendin dhe institucionet të miratojnë nismat e duhura për mbrojtjen dhe parandalimin e krimeve ndaj tyre

Më datë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidenti i Republikës Ilir Meta i bën thirrje të gjithë aktorëve institucionale ligjore të garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtë e jetës.

“Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Meta, ndërsa i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor në fuqi.

Presidenti gjithashtu shprehet se asnjë fëmijë shqiptar nuk e meriton të përjetojë ndjenjën e frikës apo të dhunë, duke shtuar se është detyrë e të gjithëve që të mbrojnë fëmijët.

Kujtojmë se së fundmi vendi është tronditur nga ngjarja e rëndë ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau të mënyrë makabre 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Ngjarje e cila tronditi jo vetëm familjarë e të afërm por mbarë opinionin publik.

Statusi:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, i nxis të gjithë aktorët institucionalë të ndërmarrin nisma konkrete ligjore, që garantojnë për çdo fëmijë shqiptar të drejtën e jetës, si e drejtë e patjetërsueshme, mbrojtjen e shëndetit dhe nga çdo forme abuzimi, edukim dhe arsim cilësor, si dhe një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, për të jetuar të lirë në një shoqëri në paqe, ku mbizotërojnë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtare.

Inkurajoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe çdo deputet, për të miratuar nismat e duhura, në veçanti për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, duke parashikuar ndëshkimin më të ashpër ligjor.

U bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë me rigorozitet kuadrin ligjor ne fuqi, duke mundësuar zbatimin e programeve konkrete për garantimin e mirëqenies dhe të një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë.

Asnjë fëmijë shqiptar nuk meriton të përjetojë ndjenjën e frikës apo më keq akoma, të dhunës.

Është detyra e të gjithëve t’i mbrojmë, që të rriten të shëndetshëm, të sigurt dhe të mirëedukuar.

Një fëmijëri e lumtur, është bazë për një shoqëri të shëndoshë dhe plotësisht europiane në të ardhmen!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Rrezikon deri në 35 vite” – SPAK për Belinda Ballukun

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo...

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...