“Dita e Shkopit të Bardhë”, personat e verbër marshim simbolik në Tiranë

Më datë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, dita që simbolizon pavarësinë dhe lirinë e lëvizjes për personat e verbër.

Dhe nisur nga kjo ditë e veçantë, një grup prej disa personash që bëjnë pjesë në këtë kategori, kanë organizuar një marshim simbolik në kryeqytet, që nisi nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”.

Me banderola dhe pankarta në duar, ata kërkojnë vëmendjen e shtetit dhe autoriteteve që t’i ndihmojnë në sfidat e tyre të përditshme.

Nga investimi në infrastrukturën e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar të shikimit, te sinjalizimet zanore nëpër semaforë apo udhëzues të tjerë në vende publike.

Të pranishmit në këtë marshim bënë thirrje për ndërmarrjen e masave konkrete që u garantojnë atyre një akses gjithëpërfshirës, pavarësisht aftësive

. Një prej këtyre pikave kryesore, mbetet infrastruktura që u përmirëson cilësinë e jetës dhe u jep mundësinë të lëvizin në mënyrë të pavarur, për t’u angazhuar më pas në jetën e përditshme dhe aktivitete të ndryshme shoqërore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka ndarë përmes një videoje në rrjetet sociale iniciativën e re që quhet “Dhuro Zërin”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...