8.5 C
Tirana

Dita e dytë e Forumit të Prespës, takohen Kurti, Rama e Ahmeti

Më datë:

Në ditën e dytë të Forumit të Prespës janë takuar sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Ky takim ka ardhur pak momente para se fillimit zyrtar të ditës së dytë të Forumit.

Ndryshe, në ditën e parë të Forumit, zëvendësndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë, Mathew Palmer, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Palmer ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’i mundësohet lëvizja e lirë.

Ai përsëriti deklaratën ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Mas, duke theksuar se BE duhet të qëndrojë pas detyrimeve ndaj rajonit.

“Kjo përfshin edhe avancimin në bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mundësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha mes tjerash Palmer.

Palmer po ashtu foli edhe për rolin e SHBA-ve në rajon, duke theksuar se vizioni i SHBA-ve në rajon ka qenë dhe do të mbesë e përqendruar në rajon me paqe ndërmjet fqinjëve, rajon të sigurt, me prosperitet dhe i integruar në kornizën euroatlantike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...