12.5 C
Tirana

Diskutime për projektin teknik të linjës hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec

Më datë:

 Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një takim me grupin e konsulentëve të Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IPF12) dhe drejtues të Hekurudhës Shqiptare.

Në këtë takim u diskutua studimi dhe projekti teknik për linjën hekurudhore Rrogozhinë–Pogradec, ku Elbasani ka një rol kyç në këtë korridor të rëndësishëm rajonal.

“E ardhmja e kësaj linje parashikon tren elektrik me shpejtësi deri në 120 km/orë, një projekt që vjen në vijim të bajpasit dhe që pritet të sjellë zhvillim të ndjeshëm në infrastrukturë dhe ekonomi për qytetin tonë”, theksoi Llatja, në një postim në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “Elbasani është pjesë e projekteve transformuese që forcojnë lidhjet rajonale, rrisin lëvizshmërinë dhe krijojnë më shumë mundësi për komunitetin”.

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, që përbën një segment të rëndësishëm të Korridorit VIII, është aktualisht në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar.

Ndërtimi dhe rehabilitimi i kësaj linje do të sjellë përfitime të shumta, si shkurtimi i distancave të udhëtimit, rritja e sigurisë, si dhe reduktimi i emetimeve ndotëse në ajër që vijnë nga transporti rrugor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Google integron AI Mode direkt në Chrome, pa nevojën për faqe të veçanta

Google po punon për të integruar funksionin e saj...

Lejuan ndërtimet pa leje në Vaun e Dejës, dërgohen në gjyq katër zyrtarë

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim...

Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën...

Kadastra tërësisht digjitale në fund të 2026-ës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të...