14.5 C
Tirana

‘Diplomohet’ ChatGPT, shefi i OpenAI thotë se tashmë ka doktoraturë!

Më datë:

OpenAI ka zbuluar versionin e fundit dhe të shumëpritur të ChatGPT, GPT-5 duke thënë se ‘chatbot’-i ka ekspertizë në nivel doktorature, shkruan BBC.

I quajtur “më i zgjuar, më i shpejtë dhe më i dobishëm”, shefi i OpenAI, Sam Altman, tha se modeli i ri është një epokë e re e ChatGPT.

“Mendoj se të pasurit diçka si GPT-5 do të ishte e paimagjinueshme në ndonjë epokë tjetër të historisë njerëzore”, tha ai gjatë së enjtes.

Së fundmi, edhe Elon Musk bëri deklarata të ngjashme për ‘chatbot’-in e tij, Grok, duke thënë se ishte “më mirë në gjithçka sesa niveli i doktoraturës” dhe e quajti “IA më e zgjuar në botë”.

Nga ana tjetër, Altman tha se modeli i ri do të kishte më pak përgjigje të sajuara dhe të pasakta. OpenAI gjithashtu po e promovon GPT-5 si një asistent proeficent për koduesit.

Kompania ka theksuar aftësinë e ‘chatbot’-it për të krijuar programe në tërësi dhe të demonstrojë aftësi më të mira arsyetuese me përgjigje që tregojnë punime, logjikë dhe konkluzione. Sipas saj, është trajnuar që të jetë më i ndershëm dhe të japë përgjigje më të sakta, duke u dukur më njerëzor.

Altman thotë se modeli është “dallueshëm më i mirë” sesa paraardhësit.

“GPT-3 më dukej sikur po flisja me një nxënës gjimnazi…4 sikur po flisja me një student universiteti. GPT-5 është hera e parë që më duket sikur flas me një ekspert të çfarëdo fushe, një ekspert me doktoraturë”, tha ai.

Por kritikët thonë se GPT-5 mund të mos sjellë aq përfitime sa përshkruan marketingu i tij. Madje mund të forcojë hendekun mes aftësive të IA dhe sonës për ta udhëhequr në mënyrën që njerëzit presin. Megjithatë, vetëm koha do ta tregojë nëse GPT-5 është vërtet aq i mirë sa pretendon Sam Altman.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...