12.5 C
Tirana

Dinamika e plotë e operacionit/ Ja si u arrestua efektivi dhe korrieri ndërsa shkëmbenin kokainën në një lokal në Ndroq

Më datë:

Zbardhet dinamika e plotë e operacionit të sotëm, ku u prangos efektivi i Forcave RENEA, Xhulio Liçi.

Bashk më të u prangos Ded Nimani nga Puka, që kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar edhe më parë për drogë. Ndërsa i treti është Luan Gaci. Gjithçka nisi në orën 11:01 të paradites!

Në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, Policia gjeti të parkuar automjetin “Benz” me targa AA 463 TO, i cili drejtohej nga Luan Gaci. Po në të njëjtin lokal ishte parkuar edhe makina tip “Benz” me targa AB 892 BZ, në të cilën ishin Liçi dhe Ded Ninami.

Policia ka vëzhguar teksa këta dy të fundit dolën nga makina e tyre dhe iu afruan bagazhit, e pikërisht në këtë moment u është afruar edhe 42-vjeçari nga Vora.

Të tre personat hapin bagazhin e makinës dhe Xhuljo Lici nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent, që më vonë u provua se kishte kokainë.

Pakoja mbahej në dorë nga efektivi, ndërsa Nimani dhe Gaçit bisedonin me njëri-tjetrin.

Duke përfituar nga shpërqëndrimit, Policia ka ndërhyrë dhe Liçi ka hedhur pakon me kokainë në tokë por nuk ia doli që t’i shpëtonte prangave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...