Dibër, procedim penal 5 shtetasve për prerje të paligjshme të lëndës drusore

Më datë:

 Policia e Dibrës ka nisur procedim penal për 5 shtetas, të cilët u kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme

Gjithashtu janë sekuestruar 22 m³ lëndë drusore dhe 3 automjete që do të përdoreshin për transportin e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në  fshatin Tartaj në Dibër dhe në fshatin Sopot, në Bulqizë,  kanë kapur në flagrancë shtetasit G.P., G.H., Sh.K.,  U.A dhe A.A, duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve të kryera për këto raste, shërbimet e Policisë  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 5 shtetasit e lartëpërmendur, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithësej, 22m³ lëndë drusore, të grumbulluara në zona të ndryshme të këtyre fshatrave dhe 3 automjete që do të përdoreshin për transportin e lëndës drusore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...