Dhunoi dhe kanosi gruan, policia i gjen automatikun në shtëpi

Më datë:

Një 67-vjeçar u arrestua nga policia, pasi dyshohet se dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, pas një sherri në familje.

Situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Mat-Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 67-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...

Rama thërret socialistët e Tiranës, në fokus zgjedhjet 2027

Tashmë pushimet kanë mbaruar në kampin socialist dhe përgatitjet...

Në Teksas për republikanët, Berisha zbulon axhendën amerikane

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i PD Sali...

Zjarret alarmojnë vendin, Tirana dhe Dibra më problematiket

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin lidhur me situatën...