15.5 C
Tirana

Dhunoi bashkëshorten dhe dy fëmijët, arrestohet polici në Tiranë

Më datë:

Një punonjës policie ka rënë në pranga pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Arrestimi i 54-vjeçarit u krye pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike dhe psikologjike, në periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Gjithashtu dyshohet se punonjësi i policisë 54-vjeçaro A.T., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Sakaq mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar 54-vjeçari për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Informacion- Tiranë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...