15.5 C
Tirana

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

Më datë:

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Bulqizës, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, mes tyre plagosje e lehtë me dashje, shkatërrim prone dhe vjedhje.

Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit D.T., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

Sipas Policisë, në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, 28-vjeçari ka dhunuar fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, banues në Bulqizë. Pas konfliktit, ai i ka marrë automjetin dhe më pas e ka dëmtuar atë.

Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat e mësipërme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...