Dhuli: Rreth 7 milionë të dhëna të raportuara në Eurostat

Më datë:

Drejtorja e përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT) Elsa Dhuli bëri të ditur sot se po punohet për përmirësimin e raporteve statistikore, për t’i bërë ato më të shkëmbyeshme me Eurostat-in.

Eurostat është zyra statistikore e Bashkimit Evropian, përgjegjëse për publikimin e statistikave dhe treguesve të cilësisë së lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.

Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat mbi planin vjetor 2025 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026, Dhuli tha se objektiv kryesor i INSTAT është rritja e numrit të të dhënave që raportohen në Eurostat, si dhe në faqen e vet institucionit.

“Në aspektin e standardeve europiane, një punë e madhe është bërë dhe do të vijojë të bëhet në drejtim të klasifikimeve dhe klasifikimi nga Komisioni Europian pritet të miratohet me VKM gjatë vitit 2025, e detyrueshme për t’u zbatuar nga institucionet në vend publike dhe private dhe institucionet kryesore janë INSTAT, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, apo QKB. Projektplani synon edhe objektivat zhvillimore dhe për secilin janë identifikuar treguesit e performancës së lidhur me programin e statistikave zyrtare, ku gjashtë objektivat e listuar tashmë dhe në objektivin kryesor të INSTAT dhe jo vetëm, por edhe objektivat zhvillimore të sistemit kombëtar statistikor, synojnë rritjen e numrit të të dhënave në Eurostat, apo në faqen e INSTAT-it”, tha ajo.

Dhuli tha se numri i të dhënave të transmetuara në Eurostat ka arritur në 7 milionë dhe se objektiv është rritja me 10% brenda këtij viti.

“Në raportin më të fundit të ardhur nga Eurostat, numri i data point ka arritur në 7 milionë, është jashtë pritshmërive dhe planifikimeve tona për 2025, dhe megjithatë synojmë rritjen me 10% përsëri të këtyre informacioneve të paraqitura në databazën e Eurostat”, deklaroi Dhuli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...

Afati skadon në mesnatë, kriza politike e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen...

Avokati i Veliajt ngre kërkesë për transparencë në procesin gjyqësor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon seanca...