17.5 C
Tirana

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës propozon një plan vaksinimi për të rimëkëmbur ekonominë e rajonit

Më datë:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës propozon një plan vaksinimi për të rimëkëmbur ekonominë e rajonit të Durrësit, të cilit ia ka dërguar për shqyrtim Komitetit të Teknikëve.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës duke marrë parasysh situatën e krijuar aktualisht pas përhapjes së virusit Covid-19, ku shumica e bizneseve të mëdha, shoqërive me kapital të huaj dhe ata të përbashkët që operojnë në Shqipëri po kalojnë në vështirësi operative lidhur me aktivitetin, prezencën fizike të personave përgjegjës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, gjë e cila ka ndikuar në uljen e prodhimit, të ekporteve dhe kufizimin e aktivitetit të tyre të përditshëm,

Ka përgatitur dhe dërguar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve Për Menaxhimin e Pandemisë Covid-19 për përfshirjen me prioritet në planin e vaksinimit si kategori më të rrezikuara bizneset si më poshtë vijon:

Sektori Fason
Sektori Farmaceutik
Shërbimet Shëndetësore
Call Center
Punonjësit e Supermarketeve
Sektori i Transportit të Udhëtarëve
Sektori i Turizmit

Megjithëse punëdhënësit janë përpjekur në respektimin e masave anti-Covid vaksinimi i punëmarrësve të këtyre bizneseve do të luaj një rol të rëndësishëm nëse do duam të parandalojmë përhapjen e kësaj sëmundje dhe të kemi një rimëkëmbje të ekonomisë.
Është një hap i domosdoshëm, në drejtimin e duhur në përpjekje për të zvogëluar ndikimet negative shumë-dimensionale të krizës së shkaktuar nga pandemia.”

Sipas Alban Isterit, kryetar i DHTI Durrës, rezultat i këtij plani vaksinimi me përparësi për këto biznese, do të ishte një përmirësim i situatës së bizneseve dhe një ndikim pozitiv në ekonominë e qarkut Durrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shfrenon fantazinë” – Berisha: Rama në Lanë, përleshje vetëm me të, jo me policinë

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu...

Para Kuvendit shpërthen përplasja: Molotovë apo shishe? Boçi qëllon drejt efektivëve policorë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës...

Pas hedhjes së molotovëve, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali...

“Protesta e sotme madhështore” – Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit, narkodiktatura po vdes

https://www.youtube.com/live/25r0FF7trHM?si=4DiG-DKVMyR7Hqal Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij...