India po përballet me një valë të paprecedentë infektimesh me Covid dhe humbje jetësh nga virusi. Ndërkaq dhjetëra trupa janë gjetur në një lumë në rrethin Panna të Madhya Pradesh të Indisë dhe kanë shkaktuar panik. Trupat e pajetë dyshohet se janë të personave që kanë qenë të infektuar me Covid.
Banorët thanë se trupat po notonin në lumë në Panna për katër ditë, por çështja u bë publike të martën pasi një video e kufomave u bë virale në mediat sociale.
“Trupat e dekompozuar mund të shihen lehtësisht në lumë. Ne nuk e dimë nëse trupat u përkasin njerëzve të infektuar me Covid-19 apo jo, por kjo është për herë të parë që kemi parë trupa lundrues në këtë lumë. Nuk po lejojmë fëmijët të dalin nga shtëpitë pasi kemi frikë nga përhapja e sëmundjes në fshat”- tha Rajesh Yadav, banor i Panna.


