12.5 C
Tirana

Detaje tronditëse nga krimi në Vaun e Dejës, 50-vjeçari vrau ish-bashkëjetuesen në sy të vajzës e babait të paralizuar, më pas qëlloi veten me plumb në gojë

Më datë:

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Nënshat të bashkisë Vau Dejës, ku shtetasja Gjuliana Topalli, 40 vjeçe, mbeti e vrarë nga ish-bashkëjetuesi i saj, shtetasi Nikolin Hila, rreth 50 vjeç.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se debati mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka qenë për vajzën e tyre 4 vjeçe.

Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari ka kërkuar që ta shohë më shpesh vajzën dhe ta merrte edhe në shtëpinë e tij, gjë për të cilën viktima nuk ka qenë dakord. Palët kanë debatuar disa herë për këtë çështje, duke arritur deri te vrasja.

Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se vrasja në Nënshat të Vau Dejës ndodhi rreth orës 16:44 të ditës së djeshme.

Sipas policisë, 50-vjeçari Hila ka qëlluar me armën e zjarrit automatik kallashnikov ish-bashkëjetuesen. Më pas, 50-vjeçari ka qëlluar veten e tij me plumb në gojë, duke mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi ka marrë ndihmën e parë, autori i dyshuar është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar në kushte spitalore. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, duke nisur hetimet mbi këtë vrasje. Sipas burimeve, çifti kishte disa kohë që ishte divorcuar, të paktën rreth një vit e gjysmë, dhe pasditen e djeshme pas një debati mes tyre, ka përfunduar me ngjarjen tragjike, ku 40-vjeçarja Gjuliana Topalli u qëllua për vdekje nga ish-bashkëjetuesi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës ku jetonte viktima. I pranishëm ka qenë edhe babai i 40-vjeçares Topalli, i cili është i paralizuar dhe vajza e saj e mitur vetëm 4 vjeçe. Policia vendore e Shkodrës tashmë është duke marrë në pyetje edhe dëshmitarë të ndryshëm, që mund të kenë pasur dijeni për konfliktin mes autorit të dyshuar Niko Hila dhe viktimës Gjuliana Topalli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...