Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më datë:

Kuvendi i Kosovës mbajti këtë të premte seancën e 20-të, në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Seanca dështoi sërish dhe Kosova vijon të mbetet pa Kuvend.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

Vetë Haxhiu, në një prononcim për gazetarët, para nisjes së seancës, tha: “Jemi këtu për të konstituuar Kuvendin e Kosovës”. Vendosmëri që nuk gjeti pajtimin e 111 deputetëve të pranishëm në seancë.

As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten, që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë, dështimi i radhës ndodhi pak pasi disa organizata të shoqërisë civile i bënë thirrje partive “të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës”.

Ato thanë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit “ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...