21.5 C
Tirana

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Më datë:

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin përfundimtar ku parashtrohet kërkesa e 36 deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku radhiten pesë shkeljet e pretenduara nga opozita.

Demokratët e nisin këtë kërkesë bazuar te nenet e Kushtetutës apo pika kyçe të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, specifikisht për rolin e kryeparlamentarit, ku theksojnë standardet më të larta të sjelljes dhe etikës sa më korrekte.

Argumentet kryesore që demokratët kanë, janë se:

Kryetari i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kuvendit në seancën e datës 16 shtator 2025 në kundërshtim me pikën 3 të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, duke sjellë pasojën e parashikuar nga pika 2 e nenit 78 të Kushtetutës – mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas Rregullores nuk sjellin asnjë pasojë.

Ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kundërshtim me nenin 83, pika 2, të Kushtetutës, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit

Ka përfshirë në votim akte, të cilat janë miratuar në Kuvend në kundërshtim me procedure kushtetuese të miratimit, duke shkelur nenin 83, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit

Në seancën plenare të datës 18.09.2025 i ka mohuar kryetarit të Grupit Parlamentar të PD të drejtën e fjalës për procedurë, në kundërshtim me nenin 49 të Rregullores së Kuvendit, dhe këtë të drejtë ia ka njohur kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dy herë rresht, duke shfaqur njëanshmëri të theksuar në drejtimin e seancës.

Nuk ka mundësuar paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri; ka mohuar të drejtën e deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit; nuk ka lejuar debat parlamentar përpara procesit të votimit, ka mohuar te drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenin 110 të Rregullores së Kuvendit.

Opozitarët pretendojnë se Peleshi duke thirrur mbledhjen e Kuvendit dhe të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, u ka mohuar deputetëve të drejtën për pyetje dhe diskutime lidhur me çështjet e përfshira në rendin e ditës.

“Ka përdhosur parlamentarizmin dhe ka minuar funksionimin demokratik të Kuvendit”, nënvizohet në raport.

Veçojnë seancën plenare të 18 shtatorit 2025, ku u prezantua kabineti i ri qeveritar, ditë kur sipas tyre u mohua e drejta për pyetje ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.

“Kryeministri praktikisht e drejtoi seancën e datës 18, dhe jo Kryetari i Kuvendit. Reagimi i deputetëve të pakicës parlamentare, sipas kërkuesve, u provokua nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit de facto ndërpreu seancën”, thonë deputetët e PD-së.

“Ky veprim prej karagjozi dhe që cenoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi).

Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në shkresë. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

“Mos e prek kalin”, si nisi sherri që përfundoi në vrasje në Berat

Një konflikt për një kalë përfundoi tragjikisht me vrasjen...