13.5 C
Tirana

Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të New York

Më datë:

Një zyrtar i lartë në Departamentin amerikan të Drejtësisë ka urdhëruar prokurorët federalë të tërheqin akuzat kundër kryebashkiakut të New York Eric Adams, një demokrat që ka kultivuar një marrëdhënie të ngrohtë me Presidentin Donald Trump.

Në një memorandum prej dy faqesh të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove tha se vendimi për të hedhur poshtë akuzat u mor pa një vlerësim të provave të prokurorisë dhe nuk kishte për qëllim të vinte në dyshim avokatët që ngritën çështjen.

Por, zoti Bove tha, se koha e akuzave dhe “veprimet më të fundit” nga ish-avokati amerikan që drejtoi zyrën në New York, Damian Williams, “kanë kërcënuar integritetin e procedurave, duke përfshirë rritjen e publicitetit paragjykues që rrezikon të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm dhe anëtarët e jurisë”.

Bove shkroi gjithashtu se ndjekja penale në pritje ka “kufizuar padrejtësisht” aftësinë e Adams për t’i “kushtuar vëmendjen dhe kapacitetet e plota luftës kundër imigrimit të paligjshëm dhe krimit të dhunshëm që është përshkallëzuar për shkak të politikave të administratës së mëparshme”.

Urdhri i Departamentit të Drejtësisë udhëzon që çështja të pushohet pa paragjykime, gjë që mund të thotë se ajo mund të rikthehet më vonë.

Memorandumi është një largim rrënjësor nga normat e vjetra të Departamentit të Drejtësisë, si në aspektin e direktivës për të pushuar një çështje tashmë të ngritur që prokurorët e kishin konsideruar tashmë të merituar dhe për shkak të arsyetimit të tij të deklaruar se një i pandehur i fuqishëm mund të jetë shumë i zënë me detyrat zyrtare për të përballuar përgjegjësinë për krimet e supozuara.

Një zëdhënës i prokurorëve të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, i cili kishte marrë urdhrin për të tërhequr akuzat, Nicholas Biase, nuk pranoi të komentonte.

Njoftimi pason spekulimet disa mujore se Departamenti i Drejtësisë i administratës së Presidentit Trump do të ndërmerrte hapa për të pushuar çështjen penale kundër zotit Adams, i cili u akuzua për marrje ryshfeti dhe përdorim të paligjshme të kontributeve financiare për fushatën e tij për krybashkiak të New York-it. /VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...