Demo: Ligjet e pronës të paprekura nga Paketa e Maleve, çdo aplikim në konsultim publik

Më datë:

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se Paketa e Maleve nuk është nismë për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë dhe nuk mbivendoset mbi ligjet ekzistuese në këtë fushë.

Në një prononcim për mediet, Demo theksoi se kjo paketë është një instrument i dedikuar për zhvillimin lokal dhe nuk cenon në asnjë rast pronën private të regjistruar.

“Paketa e Maleve nuk ka si qëllim të zgjidhë problematikat e pronësisë dhe nuk mbivendoset mbi ligjin 7501 apo ligje të tjera. Ajo nuk prek në asnjë rast pronën private. Ka zero shanse”, u shpreh ai.

Ministri sqaroi se aplikantët duhet të provojnë zotërimin e territorit për një periudhë të paktën 10-vjeçare ose përdorimin e tij në mirëkuptim me komunitetin, ndërsa procesi përfshin mekanizma verifikimi dhe transparence nga ana e bashkive.

“Çdo aplikant duhet ta ketë zotëruar atë territor për se paku 10 vjet ose duhet ta ketë zotëruar atë territor me mirëkuptim të publikut, siç kemi rastet në veri të vendit, kur njerëzit i kanë ndarë tokat në bazë të kufijve të vjetër po nuk kanë dokumentet e pronësisë dhe nuk ka aty asnjë tjetër pronar private. Në këto rastet atyre u lind e drejta për të aplikuar, por kjo nuk është përfundimi i procesit. Procesi ka disa tregues për të garantuar që komuniteti të jetë i përfshirë”, tha Demo.

Ai nënvizoi se çdo aplikim i nënshtrohet një periudhe 45-ditore konsultimi publik dhe në rast të një kontestimi, procesi pezullohet automatikisht. “Ligji i ka qartësuar të gjitha dyshimet për zbatimin me korrektësi të kësaj nisme. Është pikërisht bashkia që duhet të garantojë transparencë dhe siguri në zbatimin me korrektësi të Paketës së Maleve” theksoi ministri.

Sipas tij, Paketa e Maleve synon të nxisë zhvillimin ekonomik lokal, duke garantuar njëkohësisht respektimin e legjislacionit në fuqi dhe të drejtave të pronësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre makina përplasen mes tyre

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Pas drejtuesve të PS, radha e ministrave: Rama përcakton prioritetet e qeverisë

Kryeministri Edi Rama vijon takimet e punës me strukturat...

Trafik droge nga Kanadaja/ Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Anchor”, duke goditur...

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...